Flash News

E-TJERA

Italia publikon listën përfundimtare për Kampionatin Europian 2024

Italia publikon listën përfundimtare për Kampionatin Europian

Kombëtarja italiane ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani për Kampionatin Europian 2024.

Lista përfundimtare me 26 lojtarë, nuk përfshin brenda saj disa emra duke përmendur edhe këtu edhe 2 lojtarë që nuk kanë pasur mundësi grumbullimi për shkak të dëmtimeve.

Prevedel, Riçi dhe Orsolini janë lënë jashtë nga Spaleti, ndërsa emra të tjerë si Açerbi apo Skalvini janë detyruar ta lënë grumbullimin për shkak dëmtimesh.

 

LISTA E PLOTË:

PORTIERË: Donaruma, Meret, Vikario

MBROJTËS: Bastoni, Belanova, Bonxhorno, Calafiori, Kambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarko, Gati, Mançini

MESFUSHORË: Barela, Krsitante, Faxholi, Folorunsho, Fratezi, Zhorzhinjo, Pelegrini

SULMUES: Kieza, El Sharaui, Raspadori, Retegiu, Skamaka, Zakanji

Të fundit