Flash News

E-TJERA

Italia vendos rregulla të reja për udhëtarët nga Shqipëria, fut karantinimin 5 ditor

Italia vendos rregulla të reja për udhëtarët nga

Italia ka vendosur rregulla të reja anticovid për kufizimin e lëvizjes me vendet ekstra europiane e ekstra zonës Schengen, ku përfshihet dhe vendi ynë.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjore i cili është publikuar në faqen zyrtare dhe hyn menjëherë në fuqi. Ky draft i ri ligjor i është përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

Shqipëria është klaisifikuar në listën D, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, dhe vendet si SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhajn, Japoni, Moldavia, Katar , Irlandë e Veriut etj.

Hyrja në Itali e personave që vijnë nga këto shtete apo që kanëkaluar tranzit në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve:

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor,  të formularit të lokalizimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezulatit negativ të tampnit antigjenikë o molekular anticovid jo më shumë se 72 orë para nisjes. Ky afat kohor është reduktuar në 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.

Gjithashtu është vendosur me detyrim karantinimi me besim për 5 ditë, në adresën që çdo udhëtarë nga Shqipëria, nga Kosova e nga vendet e tjera të përfshira në listën D kanë regjistruar, shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati. Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.

Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Të fundit