Flash News

E-TJERA

Nga karantina te motivet e udhëtimit/ Kushtet e reja që duhet të plotësojnë shqiptarët për të shkuar në Itali

Nga karantina te motivet e udhëtimit/ Kushtet e reja që duhet të

Situata e rënduar me Covid-19 ka  detyruar Italinë që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme. Nisur nga kjo, ministria e Jashtme shqiptare ka dhënë një njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt shtetit fqinjë.

Duke nisur nga nesër deri në datën 31 janar 2022, qytetarët që do të shkojnë në Itali duhet të plotësojnë kushtet:

1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike

2. Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;

3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në "Passenger Locator Form" .

Shqiptarët mund të hyjnë në Itali për motive pune, shëndeti, studimi, urgjence, rikthim në vendin e tyre të rezidencës, aktivitete sportive kombëtare si dhe persona të rrethit të ngushtë që shkojnë te pjesa tjetër e familjes.

Të fundit