Flash News

E-TJERA

Italiani kapet me 2 kg marijuanë në portin e Durrësit, e kishte fshehur brenda gomës rezervë

Italiani kapet me 2 kg marijuanë në portin e Durrësit, e kishte
Foto ilustruese

Një shtetas italian ka rënë në prang, pasi u kap me 2 kg lëndë narkotike në Portin e Durrësit.

Policia bëri me dije ka italiani e kishte fshehur lëndëb narkotike në makinën e tij. Mbi shtetasin G. A., 50 vjeç rëndon akuza për “Trafikim i narkotikëve”.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale 'Trafikim i narkotikëve'", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit