Flash News

E-TJERA

Italianit i sekuestrohen mbi 19 mijë euro në Kakavijë, nuk i kishte deklaruar

Italianit i sekuestrohen mbi 19 mijë euro në Kakavijë, nuk i

Policia ka sekuestruar 19.450 euro në pikën kufitare të Kakavijës. Shuma e parave u gjet në mjetin e drejtuar nga një shtetas Italian me iniciale G.C.

Ky i fundit nuk i kishte deklaruar milionat e tij, sipas përcaktimit ligjor. 53 vjeçari italian do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 19.450 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit