Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Itinerari i Ballkanit, rruga që ndjekin refugjatët sirianë përmes Shqipërisë drejt BE-së

Siriani Ali al-Ebrahim është 22 vjeç. Në vitin 2018 ai iku për shkak të luftës në Mandbixh, një qytet në afërsi të Alepos, që atëherë kontrollohej nga kurdët, sepse donin ta detyronin të merrte pjesë në luftë. Fillimisht u përpoq të zinte një vend në Turqi. Kur erdhi në Antakya, qyteti i parë në afërsi të kufirit sirian, autoritetet turke e regjistruan, por pastaj pa shpjegim e kthyen në Siri, rrëfen ai me një anglishte të pastër. Një nga pasojat është, se nuk i lejohet më hyrja legale për 5 vjet në Turqi. Megjithatë ai u përpoq sërish, kësaj here me objektiv Greqinë. Me gomone ai arriti në ishullin grek, Leros dhe aplikoi për azil, që iu refuzua me arsyen se Turqia është një vend i tretë i sigurtë. Por Ali al-Ibrahimi nuk shkoi në Turqi, as në Siri, e kjo për autoritetet greke nuk ka rëndësi. “Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotaiks është shumë i rreptë, kur vjen puna tek migrantët. Prandaj vendosa të shkoj në Shqipëri”, thotë ai.
Refugjati rrëfen, se bashkë me pesë vetë të tjerë në shtator 2020 udhëtoi me autobus për në Janinë. Nga atje grupi mbërriti me këmbë në kufirin shqiptar. Policinë greke nuk e pamë, thotë Aliu. Por në Shqipëri ata u ndalën nga Frontex-i. I pyetur, se nga e kuptoi që ishin nëpunës të Frontex-it, al-Ibrahimi thotë. “I kam dalluar në shiritin që mbanin në krahë.” Nëpunësit e Frontex mbajnë një shirit blu me flamurin europian.
Për 5000 euro në Austri
Ail al-Ibrahimi rrëfen, se ai dhe migrantë të tjerë kishin pyetur për azil tek autoritetet shqiptare, por iu ishte thënë, se për shkak të pandemisë së Coronës nuk mund të fillohej një procedurë e re azili. Pas kësaj i nisën në Greqi, pa i vënë në dijeni autoritetet greke, thonë refugjatët. Në tentativën e dytë për të udhëtuar në Shqipëri, siriani pati më shumë fat. Përmes Tiranës, ai kaloi në Kosovë, pastaj në Serbi, në kampin Sombor pranë kufirit hungarez, raporton ai në bisedë me Deutsche Wellen. Nga aty ai dëshiron të hyjë në Austri, por trafikantët janë shumë të shtrenjtë: 5000 euro duhet të paguash që të hysh në territorin austriak, sipas tij.
Arrest në vend të azilit
Britanikja Hope Barker i njeh raportime të tilla. Ajo koordinon projektin “Wave Thessaloniki” në metropolin verior grek Selanik, ku migrantët përgjatë itinerarit të Ballkanit gjejnë ushqim, kujdes mjekësor dhe këshillim ligjor. Selaniku ka qenë për një kohë të gjatë një strehë e sigurtë, thotë Barker për DW, por në vitin 2019 erdhi në fuqi qeveria konservatore. Në janar 2020 hyri në fuqi ligji që e ashpërsoi qëndrimin ndaj migrantëve. “Në vend që t’u jepnin dokumente azilkërkuesve, ata tani mund të qëndrojnë në gjendje arresti për 18 muaj, pa u marrë në shqyrtim rasti.” Ky arrest mund të zgjatet edhe 18 muaj të tjerë.
Pushbacks nga punonjësit e Frontex?
Jo vetëm drejt e në kufi ka pasur kthime ilegale -të ashtuquajturat “pushbacks”, por edhe në brendësi të vendit, thotë Barker. Nga frika tani migrantët i mënjanojnë autoritetet greke. Ndihmësit e refugjatëve vënë re se ka “shumë kthime ilegale” të migrantëve edhe në kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë janë shtuar të dhënat, për një pjesëmarrje të punonjësve të Frontex-it. “Ne kemi raportime dëshmitarësh, ku njerëzit tonë, se punonjësit kanë folur gjermanisht, dhe se kanë në krah një shirit me flaumrin e BE”, thotë Hope Barker.
Frontex nuk i pranon akuzat
Për shkak të situatës së koklavitur në kufijtë grekë, është shumë e vështirë të vërtetosh kthimet ilegale të migrantëve. “Ne e dimë që Frontex është aktiv në Shqipëri”, thotë Barker. “Ne e dimë që ata janë në Evros (lumi në kufirin grek, ose kufirin bullgaro-turk) dhe e dimë që ka përditë pushbacks. Të mendosh, se ata nuk dinë asgjë për këtë dhe nuk janë pjesëmarrës është e pabesueshme.”
Deutsche Welle kontaktoi zëdhënësin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kufijve të BE, Frontex dhe mori këtë përgjigje: “Frontex i ka verifikuar disa nga akuzat dhe nuk ka gjetur prova të besueshme, që i mbështesin ato.” Në të njëjtën kohë jemi “të vendosur të respektojmë standardet më të larta në kontrollet kufitare në kuadër të misioneve tona”.
Pse e mbron Frontex-i kufirin e jashtëm me BE nga ana shqiptare, pra një vend jo anëtar? Zëdhënësi i Frontex thotë për DW, se qëllimi është “të mbështesim mbrojtjen kufitare, të ndalim migracionin e parregullt si edhe kriminalitetin ndërkufitar, mes tyre edhe trafikimin e migrantëve, terrorizmin, si edhe të identifikojmë rreziqet e mundshme dhe kërcënimet.” Po ashtu më tej theksohet se “bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Frontex-it. Agjencia i mbështet ato të ruajnë standardet e BE dhe të kenë praktikat më të mira në drejtim të administratës së kufijve dhe sigurisë.” Ia vlen të hedhësh një sy tek ana greke e kufirit. Nëse në kufirin greko-turk sheh kudo polici dhe ushtri të mbështetura nga nëpunësit e Frontex-it, në malet mes Shqipërisë dhe Greqisë sheh rrallë uniforma. Mes migrantëve që duan të kalojnë përmes Greqisë në Europën Perëndimore, ky itinerat konsiderohet i sigurtë.
Rruga drejt Perëndimit
Shumë migrantë nga Selaniku shkojnë në Kastoria, një qytezë e bukur rreth 30 km larg kufirit me Shqipërinë. “Aty le të na marrë policia e të na çojë në kufirin shqiptar”, thotë Zakarias në qendrën e refugjatëve në Selanik. Ai është marokan dhe ka ardhur nga Turqia në Greqi. Fjalë të tilla qarkullojnë shpesh mes migrantëve. Në të shumtën e rasteve ato kanë të bëjnë pak me të vërtetën. Megjithatë pasdite migrantët i sheh të ulur në autobus në drejtim të kufirit, mes tyre edhe 46 vjeçari, Saleh Rosa nga Maroku. Ai ka një vit në Selanik, për një kohë të gjatë nuk kishte vendbanim. “Greqia është një vend i mirë, por nuk mund të jetoj këtu.” Ai dëshiron përmes Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Hungarisë të kalojë në Europën Perëndimore.
Kontrolle të çuditshme policore
Pak para mëbrritjes në Kastoria, policia e ndal autobusin. Në parkim shikon makina policie dhe nëpunës të saj. Dy persona pa uniformë hipin në autobus dhe thonë, se janë policë. Pa treguar letërnjoftimin e punës, ata përqëndrohen tek të huajt që janë në autobus dhe i marrin me vete Salehun, Zakariasin dhe shoqëruesit e tyre. Aty rreth orës 23:00 migrantët na dërgojnë një mesazh në whatsapp dhe vendqëndrimin përmes google-it. Ata thonë, se të pauniformuarit i kanë çuar në një vend 15 kilometra larg kufirit me Shqipërinë. Më vonë në një takim në Tiranë, Saleh Rosa përsërit, variantin e tij, se nëpunësit nuk ua kanë kontrolluar letrat.
Rrëfime të ndryshme
Të pyetur nga Deutsche Welle, qendra përgjegjëse e policisë e konfirmon kontrollin e policisë dhe ekzistencën e dy nëpunësve të pauniformuar. Por varianti i tyre dallon shumë nga ai që na paraqitën marokanët: Kemi dashur të sqarojmë, nëse personat qëndronin legalisht në Greqi. Pasi kjo është vërtetuar, ata janë lënë sërish të lirë.
Por sipas të dhënave të migrantëve, vetëm Saleh Rosa qëndronte legalisht në Greqi. Të tjerët nuk janë kontrolluar. Situata është e vështirë, sepse në të gjithë Greqinë për shkak të pandemisë ka edhe ndalim të lëvizjes. Vetëm në raste të veçanta mund të kalosh nga një rajon në tjetrin. Pra edhe sikur të kishin dokumente të rregullta, migrantët duhet të kishin pasur ndonjë lloj gjobitjeje. Por për këtë policia nuk kthen përgjigje./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38