Flash News

E-TJERA

Iu drejtuan spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore, COVID-19 i merr jetën mësueses dhe vëllait të saj

Iu drejtuan spitalit në gjendje të rëndë
Foto Ilustruese; Spitali i Infektivit

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Përrenjas. Mësohet se, viktimat janë një mësuese dhe vëllai i saj, Irena dhe Agron Bajlozi. 

Mësohet se të dy, motër e vëlla, ishin duke u kuruar prej 20 ditësh në shtëpi, dhe më pas iu drejtuan spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla nuk mundën dot t’i mbijetonin betejës me COVID-in dhe më pas të dy ndërruan jetë. Bëhet me dije se, e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po ashtu po trajtohet në shtëpi.

Iu drejtuan spitalit në gjendje të rëndë

Të fundit