Flash News

E-TJERA

Iu gjet mbi 21 kg kanabis në formë çokollate në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

Iu gjet mbi 21 kg kanabis në formë çokollate në

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafik droge. I arrestuari është Florian Meti (Martaneshi), 37-vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur V. M., 34-vjeç.

Në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti 21 kg e 35 gram kanabis në formë çokollate. Florian Meti (Martaneshi) ka qenë  i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

37-vjeçari  ka qenë poseduesi i sasisë së lëndës narkotike të gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa V.M., ishte bashkëpuntori i tij, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për këtë çështje.

Të fundit