Flash News

E-TJERA

Iu gjet kokainë me vlerë 10 mln euro, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet kokainë me vlerë 10 mln euro, arrestohet 30-vjeçari

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me lëndë narkotike. 30-vjeçarit iu sekuestrua mbi 40 kilogram kokainë e pastër, që kapte vlerën e 10 milionë eurove, shkruajnë mediat vendase.

Banesa e shqiptarit përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë. Pas hetimeve të thelluara, rezultoi se 30-vjeçari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza.

Ai u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa hetimet për të zbardhur skemën  e trafikut dhe për të gjetur personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, vijojnë.

Të fundit