Flash News

E-TJERA

Iu gjet mbi 34 kg kok*inë në makinë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet mbi 34 kg kok*inë në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar. Atij i janë gjetur 34.5 kg kokainë.

10 blloqe kokaine i janë gjetur në makinë, të cilat i kishte fshehur mirë, ndërsa 20 blloqe të tjera i janë gjetur në banesën e tij.

Lënda narkotike dhe 5 mijë euro cash janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë sekuestruar celularë, një peshore precize dhe materiali për paketimin e lëndës narkotike.

Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg.

Të fundit