All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Iu gjetën 4000 bimë kanabisi në ‘shtëpi bari’, lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rogozhinës: Është në pronësi të vëllait

All - Paragraf - 1

Iu gjetën 4000 bimë kanabisi në ‘shtëpi bari’,

Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinës i arrestuar një ditë më parë për ‘shtëpi bari’, është liruar nga qelia.

All - Paragraf - 3

Sipas informacioneve paraprake, Hasa nuk ka lidhje me dy magazinat e kanabisit. Në kërkim është shpallur vëllai i tij. Hasa u vetëdorëzua në policie dje ku mohoi akuzat për veprimtarinë, por ka deklaruar se magazinat i përkasin vëllait të tij.

Ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bodrumin e një magazine, u gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi.

Po ashtu u sekuestruan llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat dyshohet se përdoreshin për mbajtjen në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të fundit