Flash News

E-TJERA

Iu kërkua dorëheqja pas ngjarjes në Himarë, Gledis Nano shkon për vizitë në familjen Avdia

Iu kërkua dorëheqja pas ngjarjes në Himarë, Gledis Nano

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte për vizitë në familjen Avdia, që humbën vajzën e tyre në ngjarjen e rëndë të Himarës.

Në prononcimin e tij për gazetarët, Nano tha se nuk dëshiron që vizita e tij të keqinterpretohet, ndërsa shtoi se shkoi në familjen Avdia si prind dhe qytetar.

“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përveçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”, tha Nano.

Pas ngjarjes, shumë kërkuan dorëheqjen e Gledis Nanos dhe jo vetëm. Opinioni publik akuzon policinë për mosmarrjen e duhur të masave për sigurinë në plazhe.

 

Të fundit