Flash News

E-TJERA

Iu kërkua shkarkimi i Kumbaros, Rama liron nga detyra zv.ministren e Turizmit

Iu kërkua shkarkimi i Kumbaros, Rama liron nga detyra zv.ministren e

Pavarësisht kërkesës së protestuesve për shkarkimin e ministres së Turizimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si një ndër instancat përgjegjëse për tragjedinë e Himarës, kryeministri Edi Rama nuk i është bindur vullnetit të shoqërisë civile.

Rama nuk ka urdhëruar shkarkimin e Kumbaros nga Ministria e Turizimit, por ka firmosur lirimin nga detyra të zëvendëses së saj Ornela Çuçi.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim. 

Kërkesa për shkarkimin e Kumbaros, Çuçit dhe Gledis Nanos erdhi pas tragjedisë në Himarë ku ish-efektivi Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila po notonte në det me të atin.

Qytetarët dhe shoqëria civile zhvilluan dje protestën e dytë për Jonadën ku njoftuan edhe një peticion që do të mbahet në të gjithë vendin për shkarkimin e dy ministrave: Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

Të fundit