Flash News

E-TJERA

Iu merrte para pronarëve të karrotrecave, arrestohet autori i disa vjedhjeve në Durrës; si e realizonte skemën e mashtrimit

Iu merrte para pronarëve të karrotrecave, arrestohet autori i disa

Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar nga Tropoja për vjedhje të përsëritur. Ai është kapur ditën e djeshme në Sukth, Durrës. 48-vjeçari ka qenë i dënuar me edhe më parë për vjedhje.

Policia ka zbardhur skemën që përdorte 48-vjeçari nga Tropoja, i cili vidhte përmes mashtrimit. Ai është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

L. M., e realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.  

Ai u arrestua në flagrancë, teksa ishte duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 600 mijë lekë të vjetra pronarit të një karrotreci.

Unifromat blu kanë sekuestruar një mjet tip "Benz" që 48-vjeçari e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth. Ai akuzohet për vjedhje përmes mashtrimit.

Pesë vjedhjet e kryera më parë:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;

Të fundit