Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Iu nënshtrua verifikimit të thelluar nga prokuroria, KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës
Komisioni Qendro i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e deputetit të Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë. Ai ishte i renditur i pesti në listën e PD-së në Shkodër, në po kaq mandate sa morën demokratët në këtë qark.
Sekretari i KQZ-së, Ylli Merkaj bëri publike në mbledhjen e sotme përgjigjet që kanë ardhur nga tre institucione, drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme.
“Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Hila nuk pëfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet.
Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Merkaj.
Zef Hila më herët ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, ku u shkarkua nga kryeministrti Edi Rama pas djegies së KZAZ-së në Bushat. Ngjarja ndodhi në muajin qershor të vitit 2019. Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, nisën tensione të forta në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Leshaj ia faturoi Hilës këtë vendim