Flash News

E-TJERA

“Iu qepe me bukë në torbë”, Dvorani përplas Metën me analistin: Po mbani dy standarde

“Iu qepe me bukë në torbë”, Dvorani përplas

Presidenti Ilir Meta dhe analisti Andi Bushati kanë debatuar në studion e “Të Paekspozuarit” kur Bushati i përmendi Metës gjykimin që Ardian Dvorani i bëri pas përfshirjes në video me ish-ministrin Dritan Prifti.

Bushati i tha Metës se po bën një lojë me dy standarde me Dvoranin, kur është pro tij është i mirë dhe kur është kundër bëhet i keq. Meta iu drejtua analistit duke i thënë se Dvorani kishte bllokuar Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk dha më shumë komente lidhur me pafajësinë që i ka dhënë gjyqtari.

Pjesë nga biseda:

Bushati: Pse iu qepe me bukë në torbë Dvoranit?

Presidenti Meta: Ardian Dvorani është një keqbërës, këtë nuk e ndryshon asnjë certifikatë që ai ka marrë. Keqbërjen e tij e ka certifikuar Komisioni i Venecias, për çdo veprim që ai ka bërë me qëllim për lënien e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti atë e ka denoncuar në SPAK me fakte konkrete.

Bushati: Ti thuash Dvoranit keqbërës, kur ju gjykoi për videon Meta-Prifti nuk ishte keqbërës. Kur vendimet e këtyre ju vijnë në favor, këta janë burra të ndershëm.

Meta: Çfarë të bëja? Të thoja jam fajtor?

Bushati: Dvorani i mirë kur është pro meje, i keq kur është kundër. E kam te dy standardet. Kur ju ka dhënë ju pafajësinë.

Meta: Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese. Ka nxitur tjetrin të shkojë të bëjë betim te noteri. Është përgjegjës për këto.

Bushati: Problemi është te dy standardet. Nëse është i shitshëm dhe i bleshëm, atëherë kjo korrupton edhe vendimin që ka dhënë për ju

Meta: Shko hape çështjen nga e para.

 

Të fundit