Flash News

E-TJERA

Iu sekuestruan mbi 1 ton kanabis në vitin 2019, arrestohet 57-vjeçari në Kapshticë

Iu sekuestruan mbi 1 ton kanabis në vitin 2019, arrestohet
Foto Ilustruese

Një 57-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kpashticës, pasi në vitin 2019 iu sekuestrua një sasi prej 1074.2 kg kanabis.

Sipas policisë, 57-vjeçari B. M në vitin 2019 ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

TIRANË

Arrestohet një 57-vjeçar nga Policia e Tiranës, i dyshuar për trafik droge. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

 

 

Të fundit