Flash News

E-TJERA

Iu sekuestruan pasuritë, zbulohet lidhja e Kristian dhe Drilona Boçit me Besin dhe Xhensilën

Iu sekuestruan pasuritë, zbulohet lidhja e Kristian dhe Drilona

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipërit.

Para disa vitesh Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj.

Drilona dhe Kristjani kanë qenë edhe personat që janë marrë më së shumti me organizimin e dasmës së Xhensilës dhe Besit, madje dhe djali i tyre ka marrë pjesë në videoklipe të këngëve të Bes Kallakut.

E nuk zgjati shumë, nga ku kjo miqësi e zjarrtë të kthehej në hi në vitin 2018, ku në një moment çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, duke kaluar befas në luftë të ftohtë. Pas heqjes nga rrjetet sociale dhe fshirjes së fotove, mes tyre filluan ‘thumbimet’ në Instagram sidomos mes Drilonës dhe Xhensilës.

Shkaku i prishjes së miqësisë së tyre është aluduar shumë, pasi shumë thashetheme qarkulluan rreth një zënke madje përplasje fizike mes Drilonës dhe Xhensilës, shkak i cili aludohet të jetë dyshimi për një lidhje të fshehtë mes Xhensilës dhe Kristianit, gjë e cila ende mbetet e pavërtetuar.

 

Të fundit