Flash News

E-TJERA

I’u shembën banesat nga rindërtimi, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës bllokojnë kryqëzimin te ‘Medreseja’

I’u shembën banesat nga rindërtimi, banorët e ‘5

Banorët e "5 Majit" dhe ata të zonës së Laprakës në Tiranë janë rikthyer sërish në protestë. Në shenjë proteste, ata kanë marshuar në këmbë duke bllokuar kryqëzimin te ‘Medreseja’.

Për të mbajtur këtë marshim, banorët, që dje policinë e shtetit. Megjithatë, teksa ata lëviznin drejt Unazës, kanë ndërhyrë forcat e policisë që kërkojnë shpërndarjen e protestuesve.

“Kemi 4 muaj që protestojmë  dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Nuk jemi kundër zhvillimit të zonës. Do hapim rrugën për urgjencat”, ka deklaruar një prej banorëve protestues.  

Të pranishme ka edhe shumë forca policie, të cilët u kanë kërkuar banorëve të largohen.

Më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit.

Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe Bashkia dhe më e fundit ka qenë protesta e së shtunës, ku bllokuan për një orë një prej akseve në ish-sheshin Shqiponja. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

 

Të fundit