Flash News

E-TJERA

Iu skadon pasaporta më 1 Janar? Ambasada amerikane njofton procedurat

Iu skadon pasaporta më 1 Janar? Ambasada amerikane njofton procedurat

Ambasada amerikane ka dhënë informacione për ata qytetarë amerikanë që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së, por që iu skadon pasaporta më 1 janar.

Sipas njoftimit të ambasadës, qytetarët do të lejohen të kalojnë edhe me pasaportë të skaduar për t’u rikthyer në SHBA, por me disa kushte. “Ju jeni një shtetas i SHBA. Aktualisht jeni jashtë vendit duke kërkuar kthim të drejtpërdrejtë në Shtetet e Bashkuara. Pasaporta juaj e skaduar fillimisht ishte e vlefshme për 10 vjet. Ose, nëse keni qenë 15 vjeç ose më i ri kur është lëshuar pasaporta, pasaporta juaj e skaduar ka qenë e vlefshme për pesë vjet. Pasaporta juaj e skaduar është e padëmtuar, e pandryshuar dhe është në posedimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndër të tjera, ambasada amerikane shton se procesimi rutinë i pasaportave në Shtetet e Bashkuara mund të zgjasë nga 8 deri në 11 javë.

 

Të fundit