Flash News

E-TJERA

Iu vu tritol në banesë, flet babai i Leonard Dukës: Nuk kam konflikte

Iu vu tritol në banesë, flet babai i Leonard Dukës: Nuk kam

Muhamet Duka, babai i dy vëllezëvre Leonard dhe Elis Duka, ka reaguar pas sasisë së tritolit që shpërtheu në derën e apartamentit të tij në zonën e Freskut.

Mësohet se Duka ka thënë para grupit hetimor se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk është në dijeni të autorëve.

“Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët. Nuk kam konflikte me njeri”, mësohet të ketë thënë Muhamet Duka.

Në banesën ku u vendos sasia e tritolit nuk jetonte askush. Nga shpërthimi ka pasur dëmtime edhe në banesat e fqinjëve.

Të fundit