Flash News

E-TJERA

"Jam debitore", iu zhvati 3 mln euro bizneseve online, lihet në burg Alma Beqiri

"Jam debitore", iu zhvati 3 mln euro bizneseve online, lihet në

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alma Beqirin, e arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësuar 3 milionë euro nga bizneset online si punonjëse e një poste private.

Beiqiri u arrestua tre ditë më parë, ndërsa para trupës gjykuese i ka mohuar akuzat. Beiqi ka thënë se është debitore në postë për vetëm 200 mijë euro.

Avokatët e Beqirit kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para, por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.

Sipas tyre, ka një mosrakordim me shifrat që raporton posta.

Alma Beqiri shpërndante pako postare për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Për periudhën 2021-2023 sipas Prokurorisë, Beqiri ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Të fundit