Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Izmiri nën panik prej lëkundjeve të forta!", ambasadori i Shqipërisë në Turqi flet për situatën e shqiptarëve pas tërmetit të fuqishëm
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 dhe thellësi 10 km, ka tronditur Greqinë e Turqinë, mesditën e sotme. Ndërsa pala greke gradualisht po i kthehet normalitetit, në palënturke dëmet janë tepër të mëdha.
Ndër zonat e goditura nga lëkundjet e fuqishme në Turqi është edhe Izmiri, qytet në të cilin ndodhen shumë shqiptarë. Në një lidhje për News 24, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka folur për një situatë kaosi dhe paniku të krijuar pas tërmetit shkatërrues.
Robo u shpreh se ende nuk ka një informacion të qartë, por që nga goditjet e fuqishme mund të ketë edhe viktima.
“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.
Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, së fundmi.
Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”, është shprehur Kastriot Robo.