Flash News

E-TJERA

Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën

Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht ish-Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe ish-Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën për “Shpërdorim detyre”.

Kjo sepse Shullazi dhe Dani e konsiderojnë të padrejtë vendimin për izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS.

Ata kërkojnë të kryen veprimet hetimore që të vërtetohet së pretendimet e tyra janë të sakta.

“Ish Prokurorja e Pergjithshme e Perkoheshme, e kallzuara Arta Marku, ne kundershtim flagrant me ligjin dhe Kushtetuten e Republikes, ka nxjerre nje akt, pa qene e autorizuar nga ligji, pa iu deleguar kjo kompetence nga nje organ i autorizuar nga ligji, duke tejkaluar cdo kompetence dhe duke cenuar haptazi funksionimin e shtetit ligjor.

Si subjekt i vepres penale e kallezuara Arta Marku, i permbush plotesisht kriteret ligjore. Ajo ne detyren e saj si Prokurore e Pergjithshme e Perkoheshme ka vepruar ne kundershtim me detyrimet e saja ligjore dhe kushtetuese per te permbushur ne menyre te rregullt detyren, njekohesisht ajo eshte pergjegjshme.

Nga ana subjektive e kallzuara Arta Marku, ne funksionin e Prokurores se Pergjithshme te Perkoheshme, ne perfundim te mandatit te saj te tejzgjatur, i ka kryer me dashje direkte veprimet dhe mosveprimet e saja duke sjelle pasoja te drejtperdrejta ndaj nesh dhe ndaj funksionimit te rregullt te shtetit ligjor.

Si subjekt i vepres penale e kallezuara Donika Prela, i permbush plotesisht kriteret ligjore. Ajo ne detyren e saj si Drejtuese e Prokurorise se Krimeve te Renda ka vepruar ne kundershtim me detyrimet e saja ligjore dhe kushtetuese per te permbushur ne menyre te rregullt detyren, njekohesisht ajo eshte pergjegjshme para ligjit.

Nga ana subjektive e kallzuara Donika Prela, ne funksionin e Drejtueses se Prokurorise se Krimeve te Renda, ne perfundim te mandatit te saj si drejtuese, per qellime karrieriste dhe jo te ligjshme, i ka kryer me dashje direkte veprimet dhe mosveprimet e saja duke sjelle pasoja te drejtperdrejta ndaj nesh dhe ndaj funksionimit te rregullt te shtetit ligjor.

Kerkojme regjistrimin e ketij kallzimi dhe kryerjen e veprimeve hetimore qe do te vertetojne  pretendimet tona lidhur me veprimet e kundraligjshme te kryera nga ish Prokurorja e Pergjithshme e Perkoheshme Arta Marku dhe Ish Drejtuesja e Prokurorise per Krimet e Renda, Donika Prela dhe fillimin e procedimit penal ndaj tyre per kryerjen e vepres penale te „ Shperdorimit te detyres“, te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin e tyre.

Të fundit