Flash News

E-TJERA

Jahti i oligarkut rus në ujërat shqiptare? Ministria e Infrastrukturës reagon pas lajmit te ‘Reuters’

Jahti i oligarkut rus në ujërat shqiptare? Ministria e

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raportoi sot se jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich është pranë ujërave shqiptare.

Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich “Solaris” ishte duke lundruar në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Jahti i oligarkut rus në ujërat shqiptare? Ministria e

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka hedhur poshtë këtë informacion, duke theksuar se jahti i Abramovich është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Abramovich është klasifikuar në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.

Abramovich ishte në mesin e shtatë miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar në përpjekje për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Të fundit