Flash News

E-TJERA

Jahti luksoz i oligarkut rus ‘arratiset’ në Mesdhe, a ka gjetur Abramovich vendstrehim në Shqipëri?

Jahti luksoz i oligarkut rus ‘arratiset’ në Mesdhe, a ka gjetur

Roman Abramovich u ndëshkua nga Perëndimi dhe SHBA-të, për lidhjet e ngushta me president rus Vladimir Putin. Abramovich u sanksionua duke u konsideruar krahu i djathtë dhe oligarku i ngushtë i Putin.

Në përpjekje për t’u arratisur nga sanksionet, jahti luksoz i Abramovich u pa të ankorohej javën e kaluar në Mal të Zi, si një mënyrë për të shpëtuar asetet e tij nga rreziku i konfiskimit.

Mali i Zi ndodhet gjeografikisht shumë pranë Shqipërisë. Por, a ka arritur Abramovich të depërtojë në territorin shqiptar duke gjetur një vendstrehim?

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka reaguar për ATSH duke deklaruar se jahti luksoz ‘Solaris’ që është në pronësi të shtetasit rus Roman Abramovich, është nisur nga porti i Malit të Zi drejt jugut të Detit Mesdhe, ku sipas monitorimeve po lundron aktualisht.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe”, thuhet në deklaratën e MIE-s.

Miliarderi rus ishte një nga oligarkët e fundit që u godit nga sanksione të reja pas pushtimit rus të Ukrainës. Chelsea ishte një nga shumë asetet e tij të çmuara dhe menjëherë pas sanksionimit të miliarderit, skuadra londineze është futur në një krizë të thellë financiare.

Klubi e ka të vështirë të furnizojë edhe mjetet e transportit të futbollistëve me karburant, pasi edhe fitimet nga shitja e biletave derdhen në ‘arkën’ e qeverisë.

Të fundit