Flash News

E-TJERA

Jahti italian rrezikoi ngecjen në portin e Durrësit, shpëtohen gjashtë anëtarët e ekuipazhit

Jahti italian rrezikoi ngecjen në portin e Durrësit, shpëtohen

Është shmangur mëngjesin e sotëm një incident me një jaht italian, pasi kishte ngecur në cekëtinë teksa po lundronte drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve portale, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italian dhe emergjencat civile, kanë bërë të mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

“Vigjilenca e autoriteteve detare të Portit të Durrësit, shmang avarinë detare.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali) drejt vendit tonë

I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit