Flash News

E-TJERA

Jakup Krasniqit në Hagë, vajza rrëfen bastisjen: Nuk duhej pranuar që çlirimtarët e Kosovës të gjenden të rrethuar mes katër mureve

Jakup Krasniqit në Hagë, vajza rrëfen bastisjen: Nuk duhej

Pas arrestimit të të atit nga EULEX-i ka folur vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi. Kjo e fundit regoi se forcat e armatosura të EULEX-it nuk kanë paraqitur asnjë dokument që u jepte leje të kontrollinin banesën e Jakupt Krasniqit.

Gresa Krasniqi tha se gjatë operacionit, i cili zgjati rreth 10 orë, anëtarët e familjes Krasniqit kanë qëndruar në izolim të plotë nga njëri-tjetri. Ajo tregoi e prekur se dita e djeshme kishte lënë një shije të hidhur te gjithë pjesëtarët e familjes.

“Pyetja ime ka qenë, a posedoni ndonjë dokument ose mandat të Gjykatës Speciale me anë të së cilës ata kanë të drejtë të futen fillimisht në pronë private dhe më pas në shtëpi e të marrin babin. Nuk kemi marrë përgjigje, vazhdimisht e kërkonin babin. Edhe për të shkuar në tualet duhet të kërkonim leje prej drejtueses së operacionit", tha vajza e Jakup Krasniqit.

Ajo tregoi për "Euronews" se aktakuzat për të atin ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa shtoi se ka pasur mundësi komunikimi me Jakup Krasniqin.

Ndër të tjera ajo e cilësoi gjendjen si shumë shqetësuese dhe nënvizoi se e gjithë ngjarja ka qenë aq sa e papritur aq dhe aspak dinjitoze.

“Gjykata mbase dhe do të bëhej edhe pa miratimin në Parlamentin e Kosovës, megjithatë ish bashkëpartiakët e babit, ish bashkëluftëtarët e babit, ish të burgosurit politik dhe miqtë e tij me të cilët një herë e një kohë i ka ndarë një fije shumë e hollë mes jetës dhe vdekjes, asnjëherë nuk do të duhet të pranonin të ishin arsyeja dhe shkaktari përse sot çlirimtarët e Kosovës gjenden të rrethuar mes katër mureve”, deklaroi Gresa Krasniqi.

 

Të fundit