Flash News

E-TJERA

"Jam e interesuar për punën", emri i një vajze nga Tirana shfaqet në dosjen 'Epstein'

"Jam e interesuar për punën", emri i një vajze nga

Në materialet e reja të dosjes Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, vajza me inicialet E. Terziu ka dërguar një email në mars të vitit 2017, duke shprehur interes për pozicionin e punës. Mesazhi i saj i është dërguar një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumentacionin e publikuar.

“Në emailin e saj, ajo shkruan: ‘Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?’”, thuhet në materialet e dosjes.

Përgjigjja që ka marrë ishte negative, duke i kërkuar më tej dokumentacion shtesë. “Jo, nuk është problem. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV-në”, thuhet në përgjigjen e kthyer ndaj saj.

Nga dokumentet e publikuara rezulton se e reja ka dërguar CV-në dhe fotografitë e kërkuara. Më pas, personi që ishte në komunikim me të ka kontaktuar Jeffrey Epstein, duke i përcjellë informacionet mbi aplikanten.

Në një tjetër email drejtuar Epstein-it, ai shkruan se bëhet fjalë për “një vajzë 21–22 vjeçe”, duke shtuar se “ajo jeton në Paris”, edhe pse në CV-në e saj rezulton se vendbanimi është në Tiranë. Në fund të mesazhit, ai ngre pyetjen: “A duhet ta intervistoj këtë?”

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton gjithashtu se vajza ka dërguar edhe “një video aplikimi”.

"Jam e interesuar për punën", emri i një vajze nga

Të fundit