Flash News

E-TJERA

“Jam i zhgënjyer”, qytetari shkon tek Infektivi dhe kërkon të nxjerrë të afërmin nga spitali: Do ta lëvizim me oksigjen!

“Jam i zhgënjyer”, qytetari shkon tek Infektivi dhe kërkon

Një qytetar nga Kashari, i cili tha se është mjek, është paraqitur sot pranë spitalit Infektiv për të nxjerrë të afërmin e shtruar dje në spital.

Qytetari shprehet se e ka sjellë të afërmin dje rreth orës 11:00, dhe sot kërkon që ta largojë pasi do që t’i shërbejë vetë sepse ishte shumë i zhgënjyer.

“Unë i them është mirë a nuk është mirë, ajo më thotë jo mos më bjer në telefon, po si të mos i bie telefonit, për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11:00, vij nga Kashari, dua ta largoj nga spitali, do t’i shërbej më mirë, jam mjek vetë, jam i zhgënjyer, po bëhet procedura poshtë, por po ma zvarrisin, ndërkohë që unë s’dua të humbasë minutat se i sëmuri do kohë, se po bëri dëmtime sëmundja pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen”,  tha qytetari.

Të fundit