Flash News

E-TJERA

"Jam nga Puka", Rama-drejtoreshës së shkollës Paskuqan: Pupupu po kështu iu flet këtyre, desh më hëngre

"Jam nga Puka", Rama-drejtoreshës së shkollës Paskuqan:

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesen politike të PS-së në Tiranë, Elisa Spiropalin kanë qenë mesditën e sotme të pranishme në Kamëz, ku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve.

Pas apelit për të patur kujdes, Rama nuk i ka kursyer batutat me mësueset e pranishme në sallë. Kreu i qeverisë ka ironizuar me origjinën nga Puka të drejtoreshës së shkollës së Paskuqanit.

Biseda:

Drejtoresha e shkollës në Paskuqan: Shumë faleminderit. Po shpëton jetë njerëzish. Kjo është e rëndësishme.

Rama: Nga je ti nga je?

Drejtoresha e shkollës në Paskuqan: Jam nga Puka, por jetoj në Tiranë

Rama: Jo në Tiranë jetojmë të gjithë ne, por e pashë që desh më hëngre. Po drejtoresh ti ë? Pupupu po kështu iu flet këtyre.

Drejtoresha e shkollës në Paskuqan: E kemi në gen.

Rama: A e ka dashurinë kështu, (duke iu drejtuar me duar mësuesve të reja).

 

Të fundit