Flash News

E-TJERA

"Jam Pjerin Ndreu, më duhen para"/ I përdorën emrin për të mashtruar biznesmenë, reagon kryebashkiaku

"Jam Pjerin Ndreu, më duhen para"/ I përdorën emrin

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar, pasi tre persona i kanë marrë para një biznesmeni në Lezhë, duke u hequr si kreu i Bashkisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Ndreu thotë se persona që ai nuk i njeh kanë përdorur emrin e tij për të bërë presion ndaj një biznesmeni. 

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas,  te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!

Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici”, thuhet në reagimin e Ndreut.

Të fundit