Flash News

E-TJERA

"Jam punonjës i IKMT, AKU", mashtroi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

"Jam punonjës i IKMT, AKU", mashtroi 35 biznese, arrestohet

Një 26-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi dyshohet se ka mashtruar 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Policia bën me dije se i riu, i identifikuar si L. M., banues në Sarandë, prezantohej si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave dhe përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.

Ai u kap në flagrancë gjatë operacionit duke marrë 56,000 lekë të reja nga një shtetas në Sarandë.

Hetimet kanë treguar se L. M. ka vepruar në qytete të ndryshme, përfshirë Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier dhe Berat, duke mashtruar biznese të ndryshme për përfitime personale.

Të fundit