Flash News

E-TJERA

“Jam racë kali tjetër”, Rama batuta në komision: Të mbaj ty në krah dhe bëj punë tjetër. Flet për problemet me shëndetin

“Jam racë kali tjetër”, Rama batuta në komision:

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ndërsa po dëshmon prej rreth shtatë orësh.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi, ky i fundit iu drejtua se nuk do që ta ngarkojë kryeministrin me shumë shkresa, por Rama reagoi duke i thënë se është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t'i kthejë përgjigje 

"Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër", tha Rama.

Rama ka folur ndër të tjera edhe për problemet e tij me shëndetin për shkak të të cilave i duhet të shkojë në SHBA.

Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me busines class. Një rast i veçantë është problem im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.

Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.

Të fundit