Flash News

E-TJERA

"Jam tronditur, mendova se më kapën plumba"/ Vrasja e Bledar Birçajt, zbardhet dëshmia e shoqëruesit në makinë

"Jam tronditur, mendova se më kapën plumba"/ Vrasja e Bledar

Është zbardhur dëshmia e shoqëruesit në makinë të 38-vjeçarit Bledar Birçaj, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë me breshëri kallashnikovi në një atentat të mirëorganizuar.

Shoqëruesi i Birçajt, i cili ishte ulur në vendin e parë në makinë, para grupit hetimor ka deklaruar se është i tronditur nga krimi i ndodhur para syve të tij dhe se nuk i ka njohur autorit, pasi kanë qenë të maskuar. Gjithashtu ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti.

"Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat." - mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt.

Dy persona të maskuar, i kishin zënë pritë një ditë më parë në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë dhe u qëllua teksa udhëtonte me mjetin tip BMW. Autorët dalin nga një makinë ngjyrë e bardhë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në makinë e autorit ndodhej dhe një person tjetër në sediljen e parë, të cilin fatmirësisht nuk e kapi asnjë plumb.

Policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona të cilët janë marrë në pyetje që prej ditës së djeshme. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 30 gëzhoja. Makina autorëve mund të jetë strehuar edhe ndonjë garazh pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.

Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.

Të fundit