Flash News

E-TJERA

"Janë ca legena...", Bushati: SPAK duhet t'i kishte shkuar Ramës në zyrë për biletën e basketbollit

"Janë ca legena...", Bushati: SPAK duhet t'i kishte shkuar

Analisti Andi Bushati iu rikthye fotos së kryeministrit Edi Rama, i cili u pa në një ndeshje të NBA-së në SHBA, ku biletat arrinin çmime marramendëse.

Në Syri tv, Bushati kritikoi qëndrimin e kryeministrit, duke theksuar se një politikan duhet të japë llogari për veprimet e tij, gjë që, sipas tij, nuk ndodh në Shqipëri.

Ai theksoi se SPAK-u duhej të kishte reaguar menjëherë pas kthimit të Ramës në vend, por shton se autoritetet shqiptare po tregohen të paafta dhe të përulura.  

“Ai njeri është aty për të dhënë llogari, jo në këtë sistemin që kemi këtu, ku nuk jep fare. Ligji e gjykon këtë, por nuk po ndalem, se jemi bërë baltë me këto. SPAK-un duhej ta kishte të nesërmen në zyrë ai, sapo ishte kthyer në Shqipëri pasi i doli fotografia. Por ata janë ca legena që janë më keq se ata të Gardës.”- u shpreh Bushati.

 

Të fundit