
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
“Janë dy përgjime specifike”, Gazetarja Lala tregon lidhjen e ‘Princit’ me Shqipërinë
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me përgjimet e publikuara në media të Ndraghetës, në të cilat dalin në pah lidhjet e mafias kalabreze me politikën në Tiranë.
Në emisionin ‘Opinion’, Lala thotë se hetimet nga drejtësia Italiane nisën ndaj Antiono Gallos për pastrim parash, pasi kishte dhe dyshime për vjedhje votash në rajonin e Kalabrisë dhe se për Shqipërinë janë dy përgjime specifike, ku anëtarët e “Ndragheta-s” flasin për investime në vendin tonë.
“Fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallo, është një hetim për pastrim parash pasi kishte dyshime se dhe në rajonin e Kalabrisë ishin vjedhur votat në favor të Franko Talarikos, por dhe në favor të një euro deputeti. Sipas dosjes në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro, janë nevojitur 24 orë për të numëruar paratë që janë gjetur në banesën të atij që konsiderohet si princi.
Problemi është që pse ky personazh lidhet me Shqipërinë. Sepse ka pasur një kompani në bashkëpunim me një aksioner Henrik Baçi i cili është arrestuar për llogari të këtij hetimi. Ai jetonte mes dy vendeve. Antonio Gallo rezulton se ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Interesi i radhës për Ndragheta ishte Shqipëria.
Anëtarët e Ndragheta kanë rënë në përgjim ambiental. Dy përgjime janë specifike për Shqipërinë. Njëri është mes Antoni Gallos dhe avokatit të tij si dhe avokatit të dy politikanëve, babë e bir. Tjetra është me një oficer policie, i cili pretendohet që kishte lidhje me Shqipërinë”,-tha Lala.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30