Flash News
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona
Vrasja e Vishës/ Gjenden 12 gëzhoja brenda makinës, autorët u larguan me “Porsche”
GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani
Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
Vrasja në Kamëz, dyshohet për motive hasmërie
"Janë korruptuar ose anëtarë bandash", Dumani flet për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se nga hetimet për krimin e organizuar janë evidentuar lidhjet e krimit me zyrtarë të niveleve të ndryshme, që janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar.
Duke folur në seminarin publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”, i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, Dumani tha se SPAK ka sekuestruar e konfiskuar 150 mln euro asete.
“SPAK është në vijën e parë të luftës ndaj korrupsionit, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitetet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAK deri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha Dumani.