Flash News

E-TJERA

“Janë në pronësi të trafikantëve”, gazetari: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë

“Janë në pronësi të trafikantëve”,

Gazetari Sokol Bregu thotë se 99% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve teksa komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Bregu shton se çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë.

"Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë.

Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh", tha gazetari. 

 

Të fundit