Flash News

E-TJERA

"Janë sekuestruar dokumente, kontrata", gazetarja: Banesa "sekrete" sipër "Harabelit" shfrytëzohej nga Ajola Xoxa

"Janë sekuestruar dokumente, kontrata", gazetarja: Banesa

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje një ditë pasi Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në një apartament që përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa. 

Ajo tha se banesa rezulton me një tjetër pronar, dhe ai nuk është thirrur akoma në pyetje nga SPAK. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se nga apartamenti janë sekuestruar dokumente, kontrata e fatura të shumta.

"Ky apartament sipas informacioneve të mia, rezulton me një tjetër pronar, dhe ai nuk është thirrur akoma në pyetje nga SPAK. Apartamenti që doli nga hetimet e këqyrja e telefonave celular, u zbulua se shfrytëzohej nga Xoxa, dhe se ai nuk figuronte gjëkundi.


Me datë 14 janar ka dal vendimi dhe oficerët e BKH-së, kanë sekuestruar dokuemente, kontrata, fatura dhe kanë zbërthyer dy kasaforta. Por ajo që më bën çudi për herë të parë nuk kisha dëgjuar, ata kanë marrë edhe disa rroba të cilat janë gjetur në apartament", tha Lala. 

Të fundit