Flash News

E-TJERA

“Janë shpallur non grata”, analistët debat për tre emrat që nuk tha Yuri Kim: KQZ i di se kush janë 

“Janë shpallur non grata”, analistët debat për tre

Deklarata e ambasadores së SHBA, Yuri Kim se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra si non grata, por zgjodhi që të mos i përmendë ka shkaktuar reagime dhe debate.

Analistët në Open deklarojnë se KQZ i di se kush janë këta tre emra, referuar takimeve të Kim disa herë me kreun e KQZ, Celibashin.

Mentor Kikia: Ambasada e ka në praktikë që nuk referon njerëz që u heq vizën dhe shpallja e kandidatëve si të papëlqyeshëm.

KQZ i di se kush janë, se Kim e ka takuar disa herë Celibashin me kërkesën që të mos përfshihen këta njerëz, dhe KQZ është filtri i fundit sepse mesa duket kanë deportuar këta emra. KQZ tani se di sa kohë do ketë se janë më shumë se 1000 emra.

Nuk dua të flasim me hamendësime.

Kreshnik Spahiu: Nëse do i referohemi politikisht ne i kemi shumë borxhe SHBA sepse kanë investuar shumë për dekriminalizmin.

Çështja është te precedenti i rrezikshëm në të ardhmen, a kemi të bëjmë me persona në hetim që janë shpallur të pafajshëm apo vijon, apo kemi të bëjmë me të tjerë që janë dënuar.

Kikia: Kim që ka qenë më këmbëngulja në këtë , flet për persona të padëshiruar, me rekorde, ata që janë non grata, raste korruspioni.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj që PD ka traditë të ketë lista të pastra, tendencat kanë qenë kundër krimit. Mendoj që opinionet e SHBA janë të rëndësishme por nuk mendoj se këto opinione kanë qenë rigoroze.Krimi ka marrë një formë tjetër tani në PS.

Të fundit