Flash News

E-TJERA

“Janë shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!”, Meta replikë me Ramën: Të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje

“Janë shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!”, Meta

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit komentoi deklaratat e tij, sipas të cilit vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç është ndarje klasore.

Një filozof (Artan Fuga) thoshte gjenocid, presidenti ndarje klasore, pse është diktaturë që të vaksinosh Tinka Kurti, Anesti Kondilin një njeri që i ka dhënë tërë jetën mjekësisë, apo Alfred Moisiu”, u shpreh kryeministri.

Në një reagim në Facebook, Meta shkëput një pjesë nga deklarata e një dite më parë, ku thekson se nëse shqetësohen nga mesazhet e presidentit, le të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak.  

Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, deklaron Meta.

 

 

Të fundit