Flash News

E-TJERA

“Janë sytë e mbyllur të qeverisë”, Lela për satelitët: Jemi në kufijtë e talljes

“Janë sytë e mbyllur të qeverisë”, Lela për

Gazetari Alfred Lela i quajti të panevojshëm satelitët në hapësirë për të vrojtuar katete pa leje.

I ftuar në Top Story, shtetir nuk i nevojiten dy satelitët se ai është në dijeni të ndërtimeve pa leje.

“Unë mendoj që Rama është në vjeshtën e patriarkut, është drejt fundit, pushteti e ka velur, e ka lodhur dhe tani është dorëzuar të gjitha madhështive të marrëzisë së vet, kërkon sakrifica, mbledhje rripi, ta kuptojnë edhe media, edhe opozita edhe populli, ndërkohë që ka 4 mln për kopshtet e varura të kryeministrisë dhe 6 mln për satelitet që sikur të ishin për elementët e sigurisë do t’i kuptoja.

Por kur thotë do fotografojmë shtesat e kateve pa leje, më kujtohet si nuk I shpëtuan dy dritaret pa leje të Bojken lakos. Ata që panë dy ristela dy copa xhami të një çuni të mirë që nuk I ka hy në hise kujt dhe dashkan satelitë për të parë katete monstruoze që ne I shohim përditë.

 Jemi në kufijtë e talljes, unë i shpenzoj paratë tuaja, ju bëj edhe një tallje. Këtij shteti nuk I nevojiten dy struktura supersonike, se këta e dinë, këto janë sytë e mbyllur të qeverisë që duken qartë. Gazetarët nuk dalin me dylbi për të parë ndërtimet pa leje”, tha Lela.

Të fundit