Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Jap një shembull sesi mund të reflektosh", Sokol Balla: Do e bëj emisionin vetëm një herë në javë

Moderatori Sokol Balla ka njoftuar se pas katër vitesh, emisionin e tij "Real Story" do e transmetojë vetëm një herë në javë, nga katër herë që e ka aktualisht. Duke filluar prej të enjtes së 3 Qershorit, emisioni "Real Story" do të transmetohet vetëm të enjteve në orën 21:00 dhe për këtë gjë është dakordësuar dhe me drejtuesit e televizionit "News24".
Këtë gjë Sokol Balla e ka bërë me dije përmes një shkrimi të titulluar: “Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik”.
"Sot po jap një shembull sesi mund të reflektosh, edhe kur bindjet e tua provohen të sakta dhe të drejta. Duke filluar nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, programi im ka qenë katër herë në javë. Fatkeqësisht kanë mbizotëruar temat politike. Por unë mendoj se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia, të gjithë kemi nevojë të marrim frymë thellë, dhe të reflektojmë." shkruan moderatori.
Shkrimi i plotë:
Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik. Mediat reflektojnë, pas një rezultati politik zgjedhor, pasi ai rezultat tregon sesi mediat pasqyruan një realitet në katër vjet, dhe sesa ky pasqyrim ishte i përpiktë, me atë që doli nga kutitë e votimit. Mediat, sidomos televizionet, e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, pasi valët e transmetimit janë pronë publike. Televizionet vetëm i marrin ato me qira, në bazë të licencës që ata marrin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i mbiquajtur AMA.
Në këto katër vite secili prej televizioneve, por edhe ne si gazetarë, i kemi qëndruar pozicioneve tona, nisur nga bindja mbi të vërteten, bindjet politike, apo interesat e biznesit. Në fakt pozicionet duhen mbajtur vetëm nga bindja mbi të vërtetën. Nëse i qëndron kësaj bindjeje, edhe nëse ke qenë gabim, ti reflekton dhe kërkon një tjetër pozicion në hapësirën mediatike. Unë e kam bërë këtë në 2005, në 2009 dhe në 2017. Dhe pavarësisht reflektimit, unë shpesh kam hapur vend, në emër të bindjes sime, se e vërteta është një fenomen cilësor dhe jo sasior. Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, unë i kam qëndruar të vërtetës siç e kam kuptuar unë dhe siç e kam lexuar këtë vend, i cili me gjithë problemet që ka, është një vend i mrekullueshëm, me energji pozitive dhe që po ndryshon çdo ditë.
Ajo që ndodhi në 25 prill, reflektoi bindjen time, se alternativa që iu ofrua vendit, edhe nëse nuk ishte e gabuar, ishte e pasaktë, e paplotë dhe deri diku e pasinqertë. Ka shumë vetë që e mbështetën atë alternativë, nisur nga qëllime të gabuara ose personale, ose disa të tjerë, nisur nga qëllime të mira, por me mjetet e gabuara. 25 prilli i provoi gabim, shumë nga koleget e mi. Arsyet përse, le t’i gjejnë ata vetë, në ndërgjegjen e tyre apo në llogaritë e tyre bankare. Sigurisht ka raste përjashtuese, siç është opozicioni parimor dhe i pakompromis i Fatos Lubonjës, me të cilin unë replikoj në emër të faktit dhe argumentit, edhe kur nuk jam dakord me të. Sepse shijoj përballje inteligjente të ideve, edhe kur ato përjashtojnë njëra-tjetrën.
Siç adhuroj logjiken e Artan Fugës, vizionin e tij të saktë, filozofik dhe të pa interes në opozicionin që ai i bën së keqes, si fenomen dhe jo si emër e mbiemër. Por të gjithë të tjerët sot, që përdorën lirinë e shprehjes për qëllime politike ndoshta jo të vetin po të tjetër kujt, sot u duhen së paku të reflektojnë dhe të heshtin. Por a po ndodh kjo? Jo. përkundrazi. Vazhdojnë në rrugën pakrye të mohimit të realitetit. Dhe nuk mund të kërkosh të ndryshosh një realitet, që ti refuzon ta pranosh. Përndryshe përfundon të besosh vetë, gjërat që i thua për të bindur të tjerët.
Dhe unë sot po jap një shembull sesi mund të reflektosh, edhe kur bindjet e tua provohen të sakta dhe të drejta. Duke filluar nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, programi im ka qenë katër herë në javë. fFatkeqësisht kanë mbizotëruar temat politike. Por unë mendoj se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia, të gjithë kemi nevojë të marrim frymë thellë, dhe të reflektojmë. Siç tha Ilir Meta, të reflektojmë deri në shtator. Unë, në marrëveshje dhe komunikim me drejtuesit e televizionit, kam vendosur të bëj emisionin tim “Real Story” një herë në javë, çdo të enjte në ora 21, këtu në News24.
Kjo, duke filluar nga data 1 qershor, e deri në 8 korrik kur të mbyllet sezoni i kuvendit. Pra, transmetimi katër herë në javë përfundon sipas kalendarit në 27 maj dhe duke filluar nga java pasardhëse, do jemi ‘live’ çdo të enjte në ora 21, duke filluar nga tre qershori. Pastaj fillon kampionati europian, në korrik fillon dhe olimpiada, fillojnë dhe pushimet dhe me këtë pauzë të vetëimponuar shpresoj të kontribuoj në qetësimin e shpirtrave njerëzor, për të rifilluar sërish në shtator. I vetmi eveniment në të cilin “Real Story” do të mungoje, do jetë gara për kreun e PD, pas 22 korrikut, po këtu kam përshtypjen, që mungesa ime në ekranin e News24, nuk do të vihet re.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38