Flash News

E-TJERA

“Javë e paqendrueshme”, metereologia: Dita me më shumë rrebeshe, e enjtja

“Javë e paqendrueshme”, metereologia: Dita me më

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ishte meteorologia Lajda Porja e cila tregoi se si do të jetë moti për fundin e muajit korrik.

Meteorologia theksoi se do të jetë një javë e paqëndrueshme dhe se reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. 

 “Ndryshimet kanë filluar që të dielën.Temperaturat kanë shënuar kulmin e tyre ditën e shtunë. Java do të jetë e paqëndrueshme dhe ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu dhe temperaturat do të jenë rreth 31 gradë celcius. Në fundjavë do të kemi edhe një rritje të temperaturave.

 Reshje do të ketë edhe në Velipojë. Dita me pak më shumë rrebeshe do të jetë e e enjtja. Vendet bregdetare mund të kenë edhe probleme pasi mund të ketë edhe prezencë të erës dhe dallgëve.

Në fundjavë situata do të normalizohet dhe pritet rritje e temperaturës. Në javën e dytë të gushtit priten sërish temperatura ekstreme”, tha ajo

Të fundit