Flash News

E-TJERA

“Je i paaftë!”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin, seanca parlamentare ndërpritet 5 minuta

“Je i paaftë!”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin, seanca

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione mes kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Peleshi vendosi të përjashtojë Bardhin nga seanca, pas ndërprerjeve të vazhdueshme dhe përdorimit të fjalës fyese “je i paaftë”. Vërejtje mori edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ndërhyri gjatë debatit.

Përplasja nisi gjatë diskutimit mbi raportimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, pasi Bardhi kërkoi zbatimin e rregullores që, sipas tij, i jep të drejtë deputetëve të shpjegojnë pyetjet e paraqitura me shkrim para se Komisioneri t’u përgjigjej.

“Zonja kryetare, me gjithë respektin, jeni në shkelje të rregullores. Deputetët kanë të drejtë të mbajnë fjalën për të sqaruar pyetjet që kanë depozituar. Kështu është vepruar gjithmonë,” deklaroi Bardhi, fillimisht duke iu drejtuar nënkryetares Spahiu, e më pas edhe Peleshit që mori drejtimin e seancës.

Por kryeparlamentari reagoi prerë:
“Kam rregulloren para. Nuk do të lejoj që të prishni seancat. Pyetjet do lexohen dhe Komisioneri do përgjigjet. Zoti Gajda, vijoni.”

Mes replikave , Bardhi iu drejtua Peleshit me fjalët:
“Je i paaftë, kaq i paaftë je!”, duke e akuzuar se po shkelte rregulloren dhe Kushtetutën.

Menjëherë pas kësaj, Peleshi njoftoi masën disiplinore:
“Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Po marr ndaj jush masën e katërt.”

Por Bardhi refuzoi të largohej nga salla, duke deklaruar:
“Nuk përjashtohem, fare nuk përjashtohem.”

Në debat u përfshi edhe deputeti Klevis Balliu, i cili mori vërejtje nga Peleshi për ndërhyrje gjatë seancës.

Situata degjeneroi në përplasje verbale mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, çka detyroi ndërprerjen e seancës për disa minuta pushim.

Të fundit