Flash News

E-TJERA

“Rama i pandalshëm dhe i paprekshëm”, protestuesit përzënë folësen në protestën për çmimet: Ik, spiune

“Rama i pandalshëm dhe i paprekshëm”, protestuesit

Për herë të parë në gjashtë ditë organizim, protestuesit kanë përzënë një folëse në protestën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Një vajzë e prezantuar si Paola nisi të mbajë një fjalim duke i thurur kryeministrit Edi Rama lavde, e duke e cilësuar atë si të ‘paprekshëm’, por protestuesit kanë reaguar menjëherë me ovacione dhe i kanë marrë mikrofonin, duke e cilësuar atë si person politik.

 “Kam ardhur ti bëj kryeministrit tonë një kërkesë pasi e di që i dëgjon të gjitha.  Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e vendit ndër këto vite që jam e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot. Është diçka që e ka bërë me të vërtetë, je i pandalshëm dhe i paprekshëm...”, deklaroi vajza, e cila ka ndërprerë fjalën nga ovacionet e protestuesve.

"Ik, spiune..."

 “Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je... jo jo nuk është fare politike...”, tha ajo.

Të fundit