Flash News

E-TJERA

“Je një kalë race në stallën e analistëve”, Zheji përplaset me Gjatën: Boll, o zhurmues, je i lodhshëm!

“Je një kalë race në stallën e analistëve”,

Janë përplasur me tone të ashpra analisti Artur Zheji dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit,  Çlirim Gjata.

Të ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ata kanë debatuar ashpër teksa diskutohej për operacionin e kryer nga SPAK.

Pas ndërhyrjeve nga Gjata, Zheji i është drejtuar  se po bën rolin e zhurmuesit.

Pjesë nga debati:

Gjata: Ç’i ke këto mo burrë, nuk je mësuesi i klasës që vendos nota.

Zheji: Ti po më vë mua shtatë nota mor burrë . Më thua mua bën propagandën e SPAK, më the shumë gjëra

Gjata: Mos mu drejto atëherë

Zheji: Ti mu drejtove gjithë kohës

Gjata: Më qetë…

Zheji: Më qetë ti se më lodhe, boll, o zhurmues, je i lodhshëm sinqerisht. Kam kaq kohë që të lë, unë hap gojë ti ndërhyn.

Gjata: Përse më drejtohesh atëherë

Zheji: Por je këtu… Përse bën polemikë me mua? Përse?

Gjata: O Zheji, ti je një kalë race në stallën e analistëve shqiptar, përse e prish debatin

Zheji: Nuk po më lë të përfundoj mendimin tim.

 

Të fundit