Flash News

E-TJERA

"Je njish", ambasadorja shqiptare në SHBA shkel ligjin, del 'simpatizante' e Benet Becit

"Je njish", ambasadorja shqiptare në SHBA shkel ligjin, del

Fushata zgjedhore e 14 majit duket se ka bërë për vete jo vetëm kandidatë për kryebashkiakë, anëtarët e partive dhe simpatizantët e tyre, por edhe diplomatët shqiptarë.

Së fundmi, ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit socialist në Shkodër, Benet Beci. Faber ka shpërndarë në Facebook një falënderim të këngëtarit Luiz Ejlli, konkurent i 'reality show-t' BBV, kundrejt Benet Becit.

Postimi i shpërndarë nga ambasadorja shqiptare është shoqëruar edhe me një mesazh për Becin të cilin e konsideron më të mirin, duke dalë kështu krah kandidatit të Ramës në zgjedhjet e 14 majit.

“Për gjithë ato që nuk e besojnë se sa shumë bëjnë shkodranët për njëri-tjetrin! Je njish Benet Beci!”, shkruan ambasadorja në Facebook.

Një qëndrim i tillë është shkelje e ligjit për ambasadoren, pasi nuk mund t’i shprehë hapur bindjet apo përkrahjet e saj politike.

Neni 4 i Ligjit Nr. 23/2015 “PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, përcakton se “Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, paanësisë politike, transparencës, shërbimit ndaj publikut, vazhdimësisë së karrierës, përgjegjësisë, si dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit”.

"Je njish", ambasadorja shqiptare në SHBA shkel ligjin, del

Të fundit