Flash News

E-TJERA

“Je pensionisti më i shtrenjtë”, Berisha e Spiropali debat në Kuvend: Vjehrri i Elisës mori një fushë futbolli në Frakull

“Je pensionisti më i shtrenjtë”, Berisha e Spiropali debat

Kreu i PD, Sali Berisha ka debatuar në Kuvend me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali e quajti Berishën “pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”, ndërsa Berisha enoncoi një rast privatizimi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Ai tha se dhoma e zhveshjes për fëmijët që luanin futboll i ishte dhënë vjehrrit të Elisa Spiropalit me ndërhyrjen e saj.

Spiropali: Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doktor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë”, tha Spiropali.

Berisha: Makiaveli shkruan nëse do të njohësh inteligjencën e kundërshtarit, shiko ata përreth. Zonja u gozhdua tek pensionistët. Ajo ka një dhëmbshuri patologjike për një në Shqipëri. Dëgjoni t'u lexoj. Në fshatin Frakull është dhe një fushë futbolli, por ka dy vite që është bërë private, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi e dëborë. Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Spiropalit. Vjehrri lumturohet me fushën. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa me firmën e Subashit.

 

Të fundit